HomeShowbiz

“Forbes”: Xi Jinping, njeriu më i fuqishëm i botës. Trump, i treti

Revista ekonomike amerikane “Forbes” publikoi listën e njerëzve më të fuqishëm në botë.

Vendin e parë në listën e “njerëzve më të fuqishëm në botë 2018” e zuri presidenti i Kinës, Xi Jinping, vendin e dytë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndërsa në të tretin presidenti amerikan, Donald Trump.

Zyrtarët e “Forbes”-it njoftojnë se në përgatitjen e listës prej 75 personave merren parasysh aftësitë e këtyre personave në ndikimin e njerëzve dhe efektiviteti i përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ndodhet në duart e tyre.

Xi Jinping u radhit në vendin e parë duke e kaluar presidentin rus Putin, i cili për katër vite me radhë e kryesonte këtë listë.

Dhjetë emrat e parë të kësaj liste janë si më poshtë:

1. Presidenti i Kinës, Xi Jinping

2. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

3. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

4. Kancelarja gjermane, Angela Merkel

5. Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos

6. Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku

7. Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates

8. Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman

9. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi

10. Njëri nga themeluesit e Google, Larry Page/kosovapress.com

 


TË NGJASHME