HomeLajme

Forcat ajrore italiane performojnë në qiell për të rritur moralin e kombit (Video)

forcat ajrore italiane

Forcat ajrore italiane shpalosën një perfomancë mbreslënëse duke lënë gjurmë në qiell me ngjyrat e flamurit të Italisë. Ky aksion vje në sinkron me një lëvizje disa ditore të italianëve, të vetëkarantinuar, ku qindra mijra qytetarë në Romë, Milano dhe qytete të tjera, kanë kënduar me njëri-tjetrin nga ballkonet e shtëpive.

Forcat ajrore italiane luajtën Pavarotin duke kënduar Nessun Dorma, teksa performuan një spektakël të jashtëzakonshëm në ajër për të ngritur moralin e kombit, i cili ka pësuar një goditje të rëndë nga përhapja e lartë e koronavirusit, Covid-19.

Në video tregohet një skuadër aeroplanësh ushtarak gjuajtës, të cilët gjatë manovrimeve të sinkronizuara në ajër, lëshojnë tym me ngjyrat e flamurit Italian, nën notat e Nessun Dorma të kënduar nga këngtari italian me famë botërore Pvaroti.

Xhesika, 34 vjeç, e cila ka jetuar në Romë për dy vjet, tha se fqinjët po përshëndeten dhe po i thoshin ciao njëri-tjetrit si asnjëherë më parë.”Unë mendoj se kjo tregon që njerëzit do të vazhdojnë të kërkojnë të rrinë në komunitet edhe nëse nuk mund të shoqërohen. Kjo është një mënyrë për të thënë se ne jemi të gjithë së bashku.”

Video u shpërnda nga Aeronautica Militare i cili tha: ‘Uniteti dhe puna në grup kanë qenë gjithmonë parimet mbi të cilat bazohet Forca jonë e Armatosur dhe në këtë moment më shumë se kurrë, ato janë thelbësore.’

Pamjet nga video kanë shkuar virale në mediat sociale, madje madje edhe Donald Trump ka ndarë videon, duke deklaruar ‘Shtetet e Bashkuara e duan Italinë’.

Shumë në internet vlerësuan përdorimin e këngës e cila ka tekste të tilla si ‘shikoni yjet që dridhen nga dashuria dhe shpresë’ – duke komentur si ishin të përshtatshëm për rrethanat aktuale.

Vdekjet e koronavirusit në Itali u rritën me 368 gjatë natës së djeshme duke e sjell numrin total në 1,809, ndërsa 24.747 njerëz kanë testuar pozitivë me koronavirusin, Covid-19.


TË NGJASHME