HomePolitikë

Forcat ushtarake në Rinas, presidenti kërkon llogari

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Bardhyl Kollçaku mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, i cili ka thënë për mediat se pas marrjes së informacionit, kreu i shtetit do të mbaj një qëndrim publik për këtë vendim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë që ditën e djeshme në një deklaratë për shtyp Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se forcat ushtarake do të marrin në mbrojtje aeroportin e Rinasit, pas ngjarjes së ndodhur ku u grabitën 10 milionë euro.


TË NGJASHME