HomeShëndeti

Forconi imunitetin tuaj në mënyrë natyrale

Imuniteti i mundëson trupit që me sukses të luftojë të gjitha llojet e sëmundjeve  dhe pikërisht për këtë shkak është shumë me rëndësi të kemi sistem të fortë të imunitetit, posaçërisht në ditët e ftohta.

Shkaktarët për zvogëlim të rezistencës mund të jenë shumë. Më së shpeshti janë stresi, disa ilaçe, ushqimi i njëllojtë dhe i pashëndetshëm, mungesa e gjumit, lëvizja e vogël, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve.

Në vjeshtë shëndeti ynë bëhet posaçërisht i lëndueshëm edhe për shkak të dallimeve të vazhdueshme të temperaturës dhe të kontakteve të shpeshta me njerëzit në hapësira të mbyllura, gjë që mundësohet bartja e virusit nga njeriu te njeriu.

Bima Aloe vera do të zgjidhë shumë probleme shëndetësore, në rend të parë do të forcojë imunitetin tuaj.

Aloe vera përbëhet nga vitaminat B, C dhe E bashkë me thartirën folike dhe përmirëson sistemin e imunitetit të organizmit. Pra, kur trupi të jetë i furnizuar me vitamina, shkëlqimi i lëkurës është i dukshëm.

Tashmë kemi theksuar se sa është e rëndësishme aloe vera për detoksikimin dhe pastrimin e organizmit nga helmet e metaleve të rënda të dëmshme.

Aloe vera është antioksidant, gjë që do të thotë se pengon formimin e radikaleve të lira të cilat mund të jenë shkaktarët e sëmundjeve më të rënda. Në atë mënyrë, ngadalëson plakjen dhe organizmi juaj është biologjikisht më i ri.

Ndikon në shëndetin e organizmit në përgjithësi, nëpërmjet stimulimit të punës së organeve, shkatërrimit të mikroorganizmave patogjenë deri te pastrimi i gjakut.

Pos veprimit të drejtpërdrejtë në imunitet, vepron edhe në mënyrë të tërthortë. Përshpejton detoksikimin punën e organeve të brendshme dhe ndihmon tretjen.

Aloe forcon imunitetin, liron trupin nga toksinat, alkooli, narkotiku dhe helmet me prejardhje tjetër dhe radikalet e lira, si dhe ka veprim detoksikues dhe antioksidues.

Marrja e xhelit të aloe verës në kohëzgjatje prej 14 ditësh shton kapacitetin antioksidues të organizmit.


TË NGJASHME