HomeSociale

Foto që po bën xhiron e botës

Në këto kohë që po jetojmë, i kemi lënë pas të gjitha dallimet dhe jemi bashkuar në luftën kundër armikut të padukshëm COVID-19. Në të gjithë botën, shkencëtarë, mjekë, infermierë, policë, ushtarë etj pa dallim feje apo ngjyre janë bërë bashkë për t’i dhënë një zgjidhje dhe për të parandaluar koronavirusin.

Së fundmi, një shembull fantastik solidariteti vjen nga Izraeli. Në një foto të postuar nga “CNN”, vihet re se dy infermierë, njëri myslyman dhe tjetri hebre, kanë vendosur të bëjnë pak pushim dhe të luten në të njëjtën kohë. Njëri i kthyer me fytyrë nga Meka dhe tjetri nga Jeruzalemi, dallohet se si të dy infermierët luten pas një dite të lodhshme pune.

Avraham Mintz, i besimit hebre dhe Zoher Abu Jama i besimit myslyman, po punojnë bashkë në këto ditë të vështira dhe ndoshta për ta momenti se kur është shkrepur fotografia është diçka e zakonshme. Por në sytë e fotografit dhe në sytë e gjithë botës, kjo fotografi është një simbol, një simbol kurajoje dhe shprese se vetëm kështu, të gjithë bashkë mund ta mposhtim edhe këtë armik.


TË NGJASHME