HomeShowbiz

FOTO\ Reagon Tayna, na prezanton me djalin që u kap mat në Zvicër

Tayna ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë ditëve të fundit. Shkak për këtë u bë një foto që qarkulloi në rrjet, ku shihej krah një mashkulli misterioz në Zvicër. U spekulua se djali misterioz mund të ishte partneri i saj. Por ka qenë vetë reperja e cila ka sqaruar gjithçka.

Reperja ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shihet me Dj Dagz dhe djalin me të cilin u fotografua. “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar reperja duke ironizuar lajmet e fundit. “Vërtet menduat se zbuluat diçka”, shkruan ajo krahas një emoji duke qeshur.

Kujtojmë se në intervistën e saj të fundit që dha për mediat në Kosovë, reperja tregoi se ishte single.


TË NGJASHME