HomeShowbiz

FOTO/ Semi Jaupaj prezanton “partnerin në krím” mirëpo duken shumë pranë njëri-tjetrit

Mund të themi pa frikë, që kjo periudhë i përket Semi Jaupajt. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja publikoi hitin “Ani ani”, i cili u pëlqye pafund nga publiku. Madje, dëgjohet kudo në këto ditë të nxehta.

Mirëpo, duket se Semi nuk është mjaftuar me kaq, pasi ajo ka paralajmëruar një tjetër këngë. Artistja këtë herë do të vijë me një bashkëpunim me reperin Ron Zaiti dhe kënga titullohet ‘All your lovin’. Të gjithë janë bërë kuriozë dhe mezi po presin ditën e enjte.

“Te enjten ora 18:00!
Partner në krim @ronzaiti”, ka shkruar Jaupaj krahas fotos së bukur.

Sakaq, foto që dyshja kanë paralajmëruar klipin ka zgjuar edhe më shumë dyshime për raportin e tyre. Megjithatë, nuk na mbetet veçse të kemi një deklaratë nga artistët.


TË NGJASHME