HomeLajmi i Fundit

Foto/ Si ndryshoi pamja e Admir Muratajt pas operacioneve

Identifikimi i grabitësit në Rinas, ku dhe mbeti i vrarë Admir Murataj, ishte shumë i vështirë, pasi ai u ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike për të ndryshuar pamjen e tij. BalkanWeb ka publikuar një foto të Admir Muratajt, e cila është mundësuar nga vëllai i tij Cani.

Ai iu ka siguruar mediave një imazh të ri, gati të panjohur të vëllait të tij të ndjerë Admirit. Sipas Can Muratajt, është një foto e bërë në vitin 2015 por nuk dihet para apo pas grabitjes së shkurtit në të njëjtin vit.

Këtu Admir Murataj ka disa tipare të ndryshme, duke nisur nga hunda e më pas mjekra, ndërsa në kokë mban një kapuç të zi dhe fotoja duket që është bërë në natyrë, në borë

47-vjeçari Admir Murataj u vra më 9 prill pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit.