HomePolitikë

Foto/ Takimi me Metën, mbërrijnë në Presidencë aleatët e Bashës

Pesë aleatët e Partisë Demokratike, kanë mbërritur në Presidencë.

Në takim marrin pjesë Kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PAA-së, Agron Duka, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.

Kujtojmë se dje ata propozuan një platformë për marrëveshje për të zgjidhur krizën që ka përfshirë politikën.

Lidhur me platformën e partive të vogla, reagoi edhe vetë kreu i PD, Lulzim Basha. Kryedemokrati nuk dha shumë detaje, por u shpreh se nuk ka asnjë mospërputhje mes PD-së dhe partive të koalicionit opozitar. Ndërkaq, Basha theksoi po ashtu se kusht i panegociueshëm është Edi Rama kryeministër.

aleatet-e-Bashes-tek-Meta-3
aleatet-e-Bashes-tek-Meta-2

TË NGJASHME