Fotografi francez zbulon “afresket e humbura” nëpër Europë

Fotografi Roman Veillon ka eksploruar ndërtesa të braktisura në Europë si Itali, Francë, Portugali dhe ka zbuluar nje sërë afreskësh.
Ai ka thënë se këto piktura janë pjesë e kulturës sonë dhe janë tepër te veçanta.
Shumë prej afreskeve janë lënë të braktisura nga njerëzit. Kjo është arsyeja që fotografi francez i zbuloi ato në shumë ndërtesa të braktisura, në shtete si Francë, Gjermani, Itali ,Portugali dhe Irlandë.
Siç shihet edhe në foto afresket duken të mbuluara nga pluhuri, por megjithatë janë tepër të veçanta.
Siç shihet edhe në këtë foto duket një karrocë pranë një pikture në të cilën duket qartë një anije e ankoruar.
Megjithëse ndërtesa duket e braktisur, piktura e zbukuron së tepërmi dhomën.
Në këtë godinë të braktisur duket piktura në të cilën pasqyrohet një peisazh.
Në tavanin e kësaj godine duket qartë stili i veçantë me të cilin është ndërtuar.
Fotografi theksoi se stili me të cilin janë te krijuara këto piktura, janë te veçanta.
Fotografi francez i ka bërë këto foto në shumë shtete te Europës si Itali, Francë, Gjermani, Portugali dhe Irland.
Romain tha se këto piktura janë pjesë e kulturës tonë dhe kur i shikon të duket sikur kthehesh pas në kohë.
Ne këte foto duket një kolltuk ku gjendet një afresku tepër unik.
Fotografi shtoi gjithashtu që këto piktura janë drejt zhdukjes dhe shumë shpejt këto afreske nuk do të ekzistojnë më.