HomeLajme

Fotografi priti 7 vjet për të kapur momentin kur rrufeja godet ndërtesën më të lartë në botë

Një imazh i jashtëzakonshëm tregon rrufenë që godet ndërtesën më të lartë në botë – pasi fotografi kaloi shtatë vjet duke u përpjekur të merrte pamjen e përsosur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zohaib Anjum ka kaluar net të tëra duke bërë kampim jashtë kullës së Burj Khalifa me aparatin e tij kur shirat vinin në Dubai.

Aa1 2

Ai ishte i vendosur për të kapur foton “rrufeja në qiell” dhe në fund të premten në mbrëmje ëndrra e tij e shumëpritur u bë realitet.

Aa2 2

Goditja mbresëlënëse e rrufesë duket se qëllon majën e Burj Khalifa, e cila është e lartë 828 metra e lartë, duke ndriçuar horizontin e Dubait më poshtë.

Ai tha: “Ishte sikur Zoti ta kishte planifikuar këtë moment. Rrufeja goditi Burj Khalifa për fillim të vitit 2020”. /Telegrafi

Momenti kur rrufeja goditi Burj Khalifan

Momenti i mahnitësh kur ndërtesa e Burj Khalifas u godit nga rrufeja ?? Fotografi që e kapi këtë moment priti shtatë vite për ta kapur momentin e përsosur

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, January 14, 2020

TË NGJASHME