HomeLajmi i Fundit

Fotoja e dhimbshme që përloti gjithë botën/ Ja arsyeja që e shtyu vajzën italiane që të rrinte 7 orë sipër makinës para spitalit

Koronavirus është një nga viruset i cili ka shkaktuar shumë humbje jetësore, por përpos kësaj ky virus ka sjellë shumë dhimbje shpirtërore tek çdo njeri, kjo pasi shumëkush është detyruar të qëndrojë larg familiarëve nga frika se mund t’i infektojnë apo mund të infektohen.

Një ngjarje e tillë ka qarkulluar në të gjithë mediat e botës, në formën e një fotolajmi. Bëhet fjalë për një vajzë italiane, e cila u fotografua sipër një makine teksa shikonte nënën e saj në dritaren e spitalit. Faktikisht është e dhimshme që jetojmë në një kohë ku një përqafim mund të të kushtojë jetën.

Një banor që jetonte afër spitalit “Salvatore Amura”, në Itali, e ka fotografuar vajzën e cila po shikonte nënën e saj nga larg.
Ai në fakt saktëson më tej se vajza kishte qëndruar për rreth 7 orë mbi atë makinë, duke shpresuar se do të mund të shihte nënën e saj në ndonjë prej dritareve të spitalit.

“Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njerëzit e tyre, t’i bëjnë ata t’i ndjejnë afër, kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë. Vajza qëndronte aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite, momenti kur unë bëra foton. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit”,- shkruan Salvatore në rrjetin e tij social.

Dhimbja e shfaqur në foto është shumë e madhe, por përsëri është një tregues i qartë i dashurisë njerëzore, dashuri e cila mund të bëjë durim dhe sakrifica dhe mund të triumfojë edhe në kohë të vështira si?5 është kjo e tanishmja.