HomeShowbiz

Fotot/ Georgina shfaq me krenari strijat dhe kilet e tepërta pas shtatzanisë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë bërë bujë në Ibiza, teksa çifti po shijon të gjitha sportet ujore teksa pushojnë në një superjaht. Futbollisti i Mançester Junajtid ka çuar familjen e tij të madhe në një pushim veror europian, për të shfrytëzuar sa më shumë kohën e tij të lirë nga sezoni i futbollit, i cili aktualisht është në pauzë deri në gusht.

Pasi kaluan kohë në Mallorca, klani “Ronaldo” aktualisht po shijon gjithçka që Ibiza ka për të ofruar dhe ata padyshim nuk e kanë problem përballimin e kostos.

Georgina, e veshur me bikini trekëndëshi të zi, u pa duke biseduar me të familjarët dhe miqtë në kuvertë përpara se të hidhej në ujë për t’u qetësuar. Natyrisht, ish-asistentja e modës e bëri këtë me stil duke veshur një gjerdan të trashë diamanti rreth qafës së saj, gjë që definitivisht nuk është mënyra se si shumica prej nesh duken pas daljes nga deti.

28-vjeçarja ka shfaqur pa problem strijat dhe celulitin në trupin e saj të formuara gjatë shtatëzanisë dhe pas lindjes para 2 muajsh.

Epo nëse Georgina Rodriguez e sheh normal një trup me celulit dhe strija, pse të ndihemi të kompleksuar? Le të mos paragjykohen më trupat e askujt në plazh, secili është i bukur dhe i veçantë në formën e vet./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME