HomeShowbiz

Fotot, ja dasma 8 milion $ e ish-gruas së miliarderit rus që po bën xhiron e botës

Ish-gruaja e miliarderit të Chelsea-t Roman Abramovich, Dasha Zhukova ka lidhur kurorë me të dashurin e saj Stavros Niarchos.Ceremonia martesore e çiftit ka ndodhur në praninë e 300 miqve dhe familjarëve të premten mbrëma në St.Moritz.

Koleksionistja e artit, 38-vjeçare dhe partneri i saj, një manjat grek multimiliarder pronar anijesh, 34-vjeçar janë celebruar zyrtarisht në tetor në Paris, ndërsa janë zhvendosur këtë fundjave në alpet zviceriane për një ceremoni luksoze që përflitet se ka kushtuar plot 8 milionë dollarë.Dasha Zhukova ka qenë e martuar me oligarkun rus për 10 vite dhe në 2017-ën i dhanë fund martesës me një divorc që ka kushtuar miliona dollarë.

Ndërkaq sa i përket manjatit rus, ai ka pasur lidhje me disa vajza të njohura, ndërsa lidhja më e përfolur ka qenë ajo me milioneren Paris Hilton.


TË NGJASHME