HomeShowbiz

Fotot me të dashurën/ Reagon “Kimikati”

Aktori i humorit, Olsi Bylyku gjithmonë ka preferuar që jetën publike të mos e ngatërrojë me atë private.

Detajet për një lidhje të mundshme të tij apo për gjendjen emocionale gjithmonë kanë qenë të rezervuara për publikun.

Në premierën e filmit “2 gisht mjaltë” një surprizë e bukur për të gjithë ishte fakti që Olsi u shfaq për herë të parë me të dashurën e tij.

Fotot e publikuara pas premierës tregojnë aktorin e humorit të kapur për dore me një vajzë brune, e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto.

Rezultate imazhesh për olsi bylyku me te dashuren

Ndërkaq aktori i humorit Olsi Bylyku nuk e ka pritur aspak mire të gjithë vëmendjen mediatike që partnerja e tij ka marrë, duke qenë se ajo nuk është as një personazh i jetës publike dhe në një prononcim ai ështe shprehur: “Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”.

Tashme, të gjithë jemi kurioz të dimë më tepër për jetën e tyre në çiftë, dhe sesi nisi e gjithë kjo lidhje mes aktorit të humorit dhe Eglit, vajzës brune që po i qëndron në krah Olsi Bylykut.

Imazh i ngjashëm

TË NGJASHME