HomeLajme

Franca akordon fondin në ndihmë të bizneseve

Franca

Dëmi i shkaktuar nga koronavirusi në ekonominë botërore është i pallogaritshëm. Shumë nga shtetet më të fuqishme të Europës po mundohen me anë të ndihmëve ekonomike ta reduktojnë sa më shumë këtë impakt negativ.

300 miliardë dollarë është shifra që Franca ka vendosur në dispozicion të bizneseve të mëdha, të mesme edhe të vogla si formë kredie për të kaluar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Kreditë nëpërmjet Bankës së Investimeve Publike BPI Francë janë me interesa 0.25 përqind. Shifra përbën 12.4 përqind të GDP-së kombëtare franceze. Në ndryshim nga Italia, Franca ka vendosur që këto para të shkojnë edhe për bizneset e mëdha. Vlera e kredisë shkon deri në 25 përqind të xhiros vjetore të kompanive.


TË NGJASHME