HomeRajon

Franca dërgon armë të kontestuara në Arabinë Saudite

Qeveria franceze konfirmoi të mërkurën se një dërgesë e re e armëve do të niset për në Arabinë Saudite, pavarësisht se Riad po përdor armë në luftën e Jemenit, transmeton AFP.

Ministri i Mbrojtjes, Florence Parly, tha për televizionin BFM se armët do të ngarkoheshin në një anije mallrash saudite të planifikuar të mbërrinte të mërkurën në portin francez të Le Havre.

Ajo refuzoi të identifikojë llojet e armëve, por përsëriti qëndrimin e Francës se ato janë përdorur vetëm për qëllime mbrojtëse nga Arabia Saudite që kur filloi ofensivën e saj në Jemen në vitin 2015.

“Përsa i përket qeverisë franceze, nuk kemi dëshmi se viktimat në Jemen janë rezultat i përdorimit të armëve franceze,” tha Parly.


TË NGJASHME