HomeSport

Franca fiton grupin, e ndjek Turqia. Shqipëria e mbyll e katërta

Grupi H eliminator për Europianin 2020, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, mbylli mbrëmjen e sotme të gjitha ndeshjet, dhe mori formën finale.

Në takimet e fundit, Turqia fitoi 0-2 ndaj Andorrës, ndërsa Islanda triumfoi në shtëpinë e Moldavisë, me rezultatin 1-2.

Në fund, është Franca që kryeson grupin me 25 pikë, ndërsa ndjek Turqia e dyta me 23 pikë. Islanda në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa vetëm vendi i katërt për Shqipërinë, me 13 pikë.

Dy vendet e fundit janë Andorra me 4 pikë, dhe Moldavia me 3 pikë.

344

TË NGJASHME