HomePolitikë

Franca me rregulla të reja për lehtësimin e emigracionit ekonomik

Qeveria franceze do të shpallë nesër rregulla të reja për të lehtësuar emigracionin ekonomik.

Sektorëve në vështirësi do t’u jepet mundësia të gjejnë krahë pune duke punësuar të huajt, njoftuan burime të qeverisë së Edouard Philippe.

Sipas burimeve, ky dekret do të përcaktojë nga viti në vit numrin e njerëzve që do të mund të hyjnë në Francë, për të punuar në sektorët ku ka mungesë të fuqisë punëtore, pa qenë e nevojshme që punëdhënësi të dëshmojë se nuk mund të gjejë krahë pune te qytetarët francezë.


TË NGJASHME