HomeLajmi i Fundit

Franca nderon shkrimtarin Ismail Kadare me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i madh i legjionit te nderit”.

Me dekret te presidentit francez, Emmanuel Macron, ky titull behet i dyti për shkrimtarin, pas vlerësimit te dhënë ne 2016-ën, si “komandant i legjionit te nderit”.

Lajmin e beri i ditur ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila u shpreh se ky vit për kulturën nuk mund te niste me mire.

Edhe presidenti Meta e ka përshëndetur këtë çmim si një fillim te mbare për afrimin e vendit tone ne familjen europiane.

Legjioni i nderit është dekorata me e larte ne shtetin francez, e cila u krijua nga Napoleon Bonaparti ne vitin 1802.

Kjo dekorate u jepet ne shenje mirënjohjeje personaliteteve qe rrisin reputacionin e Francës përmes shkencës dhe artit.

Ne Francë këtë titull e mbajnë 250 personalitete.