HomePolitikë

Francë/ Bursat evropiane shënojnë progres, shpresa tek marrëveshja tregtare Kinë-SHBA dhe Brexit

Tregjet e aksioneve europiane shënuan progres sot, të ngushëlluara nga pritshmëritë e larta për një marrëvershje tregtare amerikano-kineze dhe shpresa në rritje për një marrëveshje për Brexit-in.

“Në një kontekst mjaft të pasigurt, si pasojë nga Brexit dhe marrëveshjet e tregtisë Kinë-SHBA, rezultatet e bankave të mëdha të investimeve janë të mira,” tha Mikael Jacoby, analist te Fondet Oddo BHF.

Në nivelin gjeopolitik, Kina mohoi çdo mosmarrëveshje me SHBA-në në kërkim të një marrëveshjeje tregtare, pavarësisht raporteve të ndryshme nga negociatat e javës së kaluar në Uashington.

Së fundi, mundësia e një përfundimi të afërt për sa i përket çështjes Brexit kontribuon gjithashtu në optimizmin e investitorëve, pavarësisht uljes së parashikimeve të rritjes ekonomike nga ana e FMN-së, për vitin 2019 dhe 2020, në botë dhe veçanërisht në një eurozonë të dobësuar nga Gjermania.//ATSH


TË NGJASHME