HomeLajmi i Fundit

Francë/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Paris

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e vona te së shtunës në një ndërtesë shumëkatëshe në rrethin e 19-të në Paris, e cila menjëherë është përfshirë nga flakët.

Rreth 50 zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin. Pavarësisht se flakët ishin të fuqishme, nuk u raportuan viktima apo të plagosur.

Mbeten ende të panjohura shkaqet që sollën shpërthimin e flakëve.