HomeSociale

FRANCË/Xi Jinping blen 300 Airbus nga Macron

Kina, nëpërmjet kompanisë China Aviation Supplies Holding Company, ka firmosur një marrëveshje me Francën, për blerjen e 290 airbus A320 dhe dhjetë A350.

Lajmin e bën të ditur Eliseo, në fund të takimit mes Emanuel Macron dhe Xi Jinping. Janë rreth 14 kontrata të firmosura dje mes Francës dhe Kines. Kontratat janë në sektorin nuklear, aeronautik, detar, në ambient, energji, kërkimet hapësinore dhe artistike.

‘I shpreha shqetësimin e Francës dhe Europës për të drejtat e njeriut dhe lirinë e individëve në Kinë’, ka thënë presidenti francez Emanuel Macron, në fund të konferencës për shtyp në Eliseo në fund të takimit me Xi Jinping. ‘Si gjithmonë-ka shtuar Macron, pata me presidentin kinez një diskutim të sinqertë që duhet të na çojë drejt hapave konkretë përpara’.

Presidenti kinez, Xi Jinping ndodhet për vizitë zyrtare në Francë në kuadër të një mini turneu, pas vizitës më parë në Itali dhe Monako për të promovuar projektin gjigant infrastrukturor të Pekinit “Rrugët e Reja të Mëndafshit”.


TË NGJASHME