HomeSport

Franco Lerda, kandidati kryesor për stolin e Partizanit

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, është një tjetër trajner italian që është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Partizanit. Franco Lerda, është kandidati i preferuar nga drejtusit e klubit për të zëvendësuar trajnerin Skënder Gega.

Një takim mes trajnerit Lerda dhe drejtuesve të Partizanit, pritet të bëhet sot në Tiranë. Nga ky takim pritet të rregullohen edhe detajet e marrëveshjes. Për momentin, trajneri italian është i lirë dhe për të do të ishte e bukur një eksperiencë e re jashtë Italisë. Çdo gjë bëhet më interesante, duke marrë parasysh edhe faktin që Partizani kampion i Superligës, do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Për teknikun Lerda, interesimi, ndoshta ka ardhur pas refuzimit të Adolfo Sormani, për tu rikthyer për të drejtuar Partizanin. Sormani ka kërkuar garanci nga drejtori sportiv Olsi Rama, pasi rasti i Skënder Gegës, është ende i freksët.


TË NGJASHME