HomeShowbiz

French Montana dhe miqtë e tij akuzohen për sulme seksuale

French Montana është përmendur në një proces gjyqësor për sulme seksuale nga një grua që thotë se është dhunuar në shtëpinë e tij.

Gruaja, e identifikuar aktualisht si Jane Doe, po hedh në gjyq Mansour Bennouna dhe Coke Boy Records, së bashku me Montana, raporton The Blast.

Akuzat në padi përfshijnë sulme seksuale dhe shkaktimin e qëllimshëm të shqetësimit emocional.

E përfshirë në padi është deklarata që reperi “merrte femra në studion e tij të regjistrimit ose i ftonte ato në shtëpinë e tij në Hidden Hills”. Atje, ajo shprehet se Montana “ofronte drogë dhe alkool me qëllimin për të kryer akte seksuale me to pa marrë parasysh nëse ato ishin dakord për këtë gjë apo jo”.  

Në mbyllje të vitit 2019, French Montana publikoi albumin e tij të fundit Montana, i cili u pasua nga sherri me 50 Cent mbi makinën e tij Bugatti.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME