HomeSociale

Frika e re e botës/ Çfarë është lija e majmunëve dhe a merret nëpërmjet séksit?

Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë me shumicën e rasteve të gjetura në Afrikë, por së fundmi frika është rritur edhe në kontinentin e vjetër pas rasteve të shfaqura në Angli. Disa simptoma të zakonshme janë ethet, dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe ndërsa është një sëmundje e lehtë e cila përmirësohet me kalimin e kohës, në disa raste mund të shfaqen simptoma serioze dhe në raste shumë të rralla mund të shkaktojë edhe vdékje.

Ky virus i veçantë është një zoonozë e rrallë, që do të thotë se ai transmetohet te njerëzit nga një kafshë. Ndodh kryesisht në pjesët e largëta të Afrikës qendrore dhe perëndimore, pranë pyjeve tropikale. Ai përhapet midis njerëzve vetëm përmes kontaktit të ngushtë.

Cilat janë simptomat e lisë së majmunit?

Simptomat fillestare përfshijnë:
-ethe
-dhimbje koke
-dhimbjet e muskujve
-dhimbje shpine
-nyjet limfatike të fryra
-të dridhura
-rraskapitje

Më pas mund të zhvillohen skuqje të dhimbshme dhe plágë të hapura, zakonisht duke filluar nga fytyra.

Nëse skuqja përhapet në sy, mund të shkaktojë verbëri. Simptomat në përgjithësi zgjasin nga 14 deri në 21 ditë, me raste të rënda që lidhen me moshën, shtrirjen e ekspozimit ndaj virusit, shëndetin e pacientit dhe ashpërsinë e komplikimeve.

Si mund të kapni linë e majmunit?

Infeksioni zakonisht ndodh pas kontaktit të drejtpërdrejtë me gjákun, lëngjet trupore ose lezione të lëkurës të një kafshe të infektuar.

Në Afrikë, infeksionet njerëzore janë dokumentuar përmes trajtimit të majmunëve të infektuar, minjve gjigantë gambianë dhe ketrave. Ngrënia e mishit të gatuar në mënyrë joadekuate të një kafshe të infektuar është po ashtu një rrézik.

Transmetimi nga njeriu te njeriu mund të rezultojë nga kontakti i ngushtë me një person të infektuar si psh nëpërmjet seksit dhe puthjeve me gjuhë, ose objekteve të kontaminuara së fundmi nga pacienti.

Transmetimi mund të ndodhë edhe nëpërmjet placentës, e njohur si lija e majmunëve kongjenitale.

A është lija e majmunëve vdékjeprurëse?

Sipas OBSH- së, virusi i lisë së majmunit është i ngjashëm me linë e njeriut .

Edhe pse lija e majmunëve është shumë më e butë se lija, ajo mund të jetë fatale.

Ka një shkallë vdékshmërie nga një deri në 10 për qind, ku shumica e vdékjeve ndodhin në grupmoshat më të reja./ Burimi: The Sun | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME