HomeShowbiz

Frika e Selena Gomez: “Do jem vetëm gjithmonë”

Selena Gomez ka folur hapur në lidhje me atë se çfarë e shqetëson me të vërtetë: ‘frikën se do ngelë vetëm’.
Më herët këtë vit, Gomez publikoi albumin e saj solo të titulluar ‘Rare’ në të cilin shpreh diçka në lidhje me pasiguritë që ka në fushën e dashurisë.

Këngëtarja ka postuar një video në të cilën shkruan se ka pasur për një kohë të gjatë probleme me vetëbesimin e saj. Në fund të videos 27 vjeçarja foli hapur se çfarë ndien me faktin e të qënit single.
Ka një arsye se përse e kam titulluar albumin ‘Rare’ pasi egziston presioni për të qënë njësoj si çdo njeri”.


Vitin e kaluar Gomez ka fshirë Instagramin nga telefoni i saj pasi tregoi se kjo gjë do i ndikojë për mirë në shëndetin e saj mendor.

Këngëtarja me famë botërore e cila ka në Instagram 170 milionë ndjekës tha për revistën ‘Dazed’ se gjërat që shikon në këtë rrjet social e kanë inspiruar për emrin e albumit.


TË NGJASHME