HomeSport

Frika nga coronavirus-i, shtyhet nisja e MotoGP

Zyrtarisht edhe botërori i MotoGP 2020, nuk do të nisë siç ishte planifikuar më 8 mars. Shkak për shtyrjen, është bërë coronavirus-i. Përhapja e gjerë e virusit, ka bërë që organizatorët e këtij sporti të anulojnë garën hapëse të sezonit të ri.

Jo vetëm kaq, por edhe gara për çmimin e madh të Tailandës e planifikuar për tu zhvilluar më 22 mars, është shtyrë. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, është vendosur të shtyhet edhe kjo garë. Sesi do të vazhdojë kjo situatë, mbetet për tu parë edhe nga ecuria dhe përhapja e virusit vdekjeprurës.


TË NGJASHME