HomeSport

Frika nga coronavirus-i, Zvicra ndërpret të gjitha aktivitetet sportive

Padyshim që kudo nëpër botë kryefjala e momentit është Coronavirus-i. Virusi i tmerrshëm që ka shkaktuar frikë e panik te të gjithë dhe jo vetëm kaq, por ka ndikuar edhe në aktivitet e përditshme të çdokujt. Edhe sporti është prekur nga efektet e virusit vdekjeprurës. Së fundmi, në disa prej kampionateve elitarë të futbollit në Europë janë pezulluar disa prej sfidave që ishin planifikuar të luheshin këtë fundjavë.

Në Itali, një pjesë e madhe e sfidave të Serie A janë shtyrë, kurse së fundmi Liga Zviceriane e Futbollit ka marrë vendimin drastik për shtyrjen e të gjithave ndeshjeve të Super League dhe ato të Challenge League.

Edhe pse në Zvicër rastet e personave të diagnostikuara me Coronavirus janë të pakta, masat e sigurisë të marra nga autoritetet janë të shumta. Nuk dihet ende se sa do të zgjasi kjo gjendje, por në Zvicër, të njëjtin fat kanë pasur edhe disiplinat e tjera të sportit. Kampionati i skive apo hokeji në akull janë mbyllur të gjitha. Shpresojmë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për këtë virus dhe gjithçka të kthehet në normalitet.


TË NGJASHME