HomeSport

Frika nga COVID-19, mbyllet kampionati belg i futbollit

Pandemia COVID-19, ka gjunjëzuar mbarë botën. Një nga aktivitetet më të prekura është edhe futbolli. UEFA dhe FIFA, po bëjnë ç’është e mundur për të krijuar një mundësi për rifillimin e ndeshjeve, megjithatë Belgjika dhe Federata e futbollit atje nuk kanëq pritur për zgjidhje, por kanë vendosur ta mbyllin kampionatin për këtë sezon.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Federatës Belge të Futbollit, u vendos mbyllja e kampionatit dhe shpallja e Club Brugge kampion. Club Brugge kishte një diferencë prej 15 pikësh me Gent të vendit të dytë.


TË NGJASHME