HomeShowbiz

Frika nga Koronavirus, filmi i James Bond del në kinema 3 javë më herët

Mësohet se filmi më i ri i agjentit 007 do të dalë në kinema 3 javë më shpejt seç ishte parashikuar për shkak të frikës nga Koronavirus.
“James Bond: No Time To Die” ishte parashikuar të dilte në kinematë britanike më 2 prill ndërsa në ato amerikane më 10 prill por premiera e tij do të afrohet prej 3 javësh.
Frika se mos njerëzit izolohen për shkak të Koronavirusit i ka bërë përfaqësuesit e këtij filmi të marrin masa për nxjerrjen më herët të tij në kinema.
Ky vendim është marrë pasi mendohet se izolimi i njerëve nëpër shtëpi do të dëmtojë të ardhurat e filmit në “Box Office” që janë kritike në javët e para të lançimit të tij.


TË NGJASHME