HomeRajon

Frikë në Itali, shkon në 7 numri i viktimave nga “Coronavirus”

“Coronavirus”, vazhdon të shkaktojë panik, tashmë jo-vetëm në Kinë, por edhe në Europë. Në shtetin fqinj Itali, bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet teksa ditën e sotme është shënuar edhe viktima e shtatë.

Një 80-vjeçar nga Castiglione D’Adda, ka humbur jetën pasi i shte i infektuar me “Coronavirus”.

Lombardia mbetet rajoni me numrin më të madh të të prekurve nga virusi ndërkohë më pas vijnë Lazio, Piemonte dhe Emilia Romanga. Q yteti i famshëm i Milanos, tashmë është shndërruar në një “qytet fantazmë”, teksa shkollat janë mbyllur dhe rrugët e metrotë janë bosh. Brenda dhe jashte aeroporteve, kontrollet jane te shumta ndërkohë që në aeroportin e Fierences është e pranishme edhe ushtria.

Shumë qytetarë i janë drejtuar supermarketeve për të blerë ushqime në rast emergjence duke i lënë raftet atje, thuajse të zbrazura. Në Lion ndërkohë është bllokuar një autobus nga Italia ndërsa në Mauricius, është ndaluar zbarkimi i italianëve nga zonat e rrezikut, ndërsa gjithnjë e më shumë po diskutohet tani për pezullimin e Shengenit. Austria, një ditë më parë bllokoi kufijtë me Italinë ndërsa Franca dhe Zvicra thanë se për momentin nuk do të ndiqnin këtë shembull.

Nga këto rezultate, një mision bashkëpunues mes BE dhe OSBE, kanë akorduar një fond prej 230 milionë eurosh për të ndihmuar në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës.


TË NGJASHME