HomeShowbiz

Frikë nga koronavirusi, jo për Megan Fox

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koronavirusi po përhapet me shpejtësi duke infektuar një numër të madh personash. Në shumë qytete të mëdha qytetarët, janë udhëzuar të marrin masa mbrojtëse dhe të mos dalin pa maska dhe dorashka.

Një thirrje e tillë është bërë edhe në Los Angeles, megjithatë aktorja e famshme Megan Fox, duket se nuk ka shumë frikë nga ky virus.

Ajo është fotografuar teksa del nga një supermarket ku kishte bërë pazaret dhe vërehet se nuk mban veshur as maskë dhe as dorashka.

33-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve është e martuar me 46-vjeçarin Brian Austin Green.


TË NGJASHME