HomeSociale

FRONTEX monitoron kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë

I gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX , duke nisur që nga dita e nesërme.

Marrëveshja i mundëson Frontex-it, Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipe në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së.

Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve, lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Tek Pallati i Kongreseve po zhvillohet ceremonia që Frontex, Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë operacionin e saj të parë të përbashkët në Shqipëri duke shënuar një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së. I pranishëm është Komisioneri Dimitris Avramopoulos, Drejtori Ekzekutiv i Frontex-it Fabrice Leggeri, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.


TË NGJASHME