HomeLajmi i Fundit

FRPD kërkon referendum për largimin e Berishës, mes firmëtaëve edhe djali i Sokol Olldashit

Kryesia e FRPD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

Kështu ka nisur mbledhja e firmave për realizimin e referendumit, ku mes tyre ka firmosur edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashit.

Po ashtu në kërkesën e formuluar nga FRPD, thuhet se Lulzim Bash ak shkelur statutin e partisë me vendimin e marrë, duke sjellë kështu përçarja brenda partisë. Nisur nga kjo kjo thirrje konsiston në unitetin e partisë.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si nul vendimin e Bashës për ta përjashtuar, ndërsa ka nisur betejën, siç e quan ai për të kthyer sovranitetin në PD. Po ashtu gjatë seancës së dytë të Kuvendit, Berisha u vetëshpall pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke treguar edhe njëherë se nuk e merr për bazë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.


TË NGJASHME