HomeSport

FSHF njofton klubet: Nesër nis Kupa!

Futbolli do të rikthehet në stadiume, topi do të nisë të shkelmohet nga mesi i fushës dhe kjo do të ndodhë që ditën e nesërme, me ekipet të cilat do të zhvillojnë takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kështu sfida e parë e këtyre çerekfinaleve do të jetë ajo që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Luftëtarit në orën 14:00, të kuqtë kanë zgjedhur Elbasanin për ta luajtur këtë takim duke qenë se kanë përplasje me Tiranën, e cila e luan gjithashtu në shtëpi ndeshjen e parë për Kupë.

Në orën 17:00 do të jetë dhe përballja më interesante mes Teutës dhe Kukësit, dy ekipet që ndajnë vendin e tretë dhe të dytë në kampionat, ndërsa në “Niko Dovana” do të luajnë aktin e radhës të përballjeve mes tyre.

Ndeshjet e Kupës do të mbyllen të mërkurën me përballjen e “Selman Stërmasit”, ku Tirana do të presë Laçin me bardheblutë që synojnë suksesin e parë pas tre vjetësh ndaj kurbinasve. Ndërkohë, me përjashtimin e Kamzës, Skënderbeu është bërë skuadra e parë gjysmëfinaliste.

Nesër

Partizani-Luftëtari – 14:00

Teuta Kukësi – 17:00

Të mërkurën:

Tirana-Laçi – 17:00

Shënim: Skënderbeu është kualifikuar në gjysmëfinale pas përjashtimit të Kamzës


TË NGJASHME