HomeSport

FSHF, shtyn me një ditë ndeshjet e fundit të Superiores

Ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore, janë shtyrë me një ditë nga ana e FSHF. Ndeshjet, të planifikuara për tu luajtur më datë 25 maj do të luhen më datë 26 maj, në orën 16:30.

Edhe për ndeshjet e fundit të kampionatit, që ishin planifikuar për tu luajtur të mërkurën, FSHF, ka vendosur ti shtyjë me një ditë. Në këtë mënyrë edhe mbyllja e kampionatit, është shtyrë me një ditë.

“Java e 35-të e Superiores e planifikuar për t’u zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e diel, datë 26 maj. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 maj”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.


TË NGJASHME