HomePolitikë

Ftesa e OSBE për Reformën Zgjedhore, vjen reagimi nga Basha

Lulzim-Basha

Nisma e OSBE për të ftuar partitë politike në një tryezë gjithëpërfshirëse për të diskutuar reformën zgjedhore në vend, ka nxitur reagimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai tha para gazetarëve se PD-ja nuk e pengon zgjidhjen e krizës, duke shtuar se “fajtorin” për këtë duhet ta gjejmë tek kryeministri i vendit. Krye demokrati, Lulzim Basha tha se pret nga OSBE, që të flasë për shkeljet e ligjit që janë bërë në Shqipëri, por edhe për tre krye bashkiakët  e PS-së, të cilët pretendohet se janë subjekt i dekriminalizimit.

“Ne iu kemi dhënë një përgjigje ndërkombëtarëve dhe për fat të keq një përgjigje ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do të përgjigjej pas 30 qershorit, Nuk jemi ne pengesa  për një proces për të zgjidhur krizën, por është Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet pas letrave  publike dhe nuk und të fshihet pas  Damian Gjinkurit. Unë pres që OSBE të shprehet për shkeljet e kushtetutës dhe të ligjit, për tre  kryabashkiakët me probleme me ligjin. Duhet të dilet nga ky terren problematik. Këtu ka një realizëm, sepse e njohim situatën dhe ka një krizë të thellë. Zgjidhja e saj ka interes edhe për integrimin e Shqipërisë në BE”-tha Basha.


TË NGJASHME