HomeModa

Fundet e lëkurës rikthehen në modë

Kthehen në modë fundet e famshme të lëkurës për dimrin 2019 duke filluar nga modelet e ngushta deri tek ato me pala, nga fundet e lëkurës me bel të lartë dhe glamour deri tek ato me ngjyra.

Është një ndër tendencat më të preferuara për vjeshtë/dimër 2018-19, fundet e lëkurës janë menduar në forma dhe variante për të gjitha shijet. Koleksionet e reja dimërore, propozojnë modele të shumta në gjendje për t’iu dhënë një pamje të bukur dhe me karakter çdo look-u.

Të dini si të kombinoni fundet e lëkurës është e rëndësishme për këtë stinë. Ato që kanë dominuar koleksionet e këtij sezoni janë padyshim fundet e lëkurës të zeza dhe të ngushta për një pamje sa më joshëse por nuk kanë mbetur me pas edhe modele të tjera në mënyrë që të gjeni atë që preferoni dhe i cili është i përshtatshëm për çdo lloj stili.

Ja disa ide të modeleve më të bukura të fundeve të lëkurës. Merrni frymëzim dhe zgjidhni atë që bën më shumë për stilin tuaj./intv.al


TË NGJASHME