HomeSport

Fundjavë perfekte, “legjionarët” vendimtarë në ndeshjet e ekipeve të tyre

Lojtarët e përfaqësueses tonë, që aktivizohen në kampionatet jashtë Shqipërisë, kanë patur një fundjavë të larmishme, të mbushura me minuta, gola, kartona dhe ndërhyrje vendimtare. Për më shumë, le të shikojmë se si ka shkuar kjo fundjavë ndeshjesh për të gjithë ‘legjionarët’:

Seria A

Marash Kumbulla – Një prej talenteve të ekipit tonë kombëtar, ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen që ekipi i tij humbi ndaj Sassuolos me rezultatin 1-0. Mbrojtësi shqiptar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e para të ndeshjes.

Emanuele Ndoj- Ndoj ishte në stol gjatë takimit që Breshia e tij humbi ndaj Genoa. Ekipi i mesfushorit kaloi i pari në epërsi, por nuk mundi të mbajë rezultatin. Emanuele Ndoj vuante nga një dëmtim dhe ishte hera e parë që ai bashkohej në stol me ekipin. Një lajm i mirë për futbollistin, por edhe pwr trajnerin e kombëtares sonë.

Kastriot Dermaku – Dermaku po konfirmohet titullar te Parma e tij. Pas paraqitjes impresionuese të javës së shkuar, atij iu besua qendra e mbrojtjes në duelin ndaj Inter. Ndeshja përfundoi 2-2 dhe Parma siguroi një pikë të vyer në transfertë. Deçiziv ishte mbrojtësi kuqezi, duke markuar në mënyrë të saktë rrezikun numër një të Inter, sulmuesin belg Lukaku.

Etrit Berisha – Berisha luajti titullar në barazimin e rëndësishëm që Spal mori ndaj Napolit. Ekipi i gardianit kuqezi ndali napoletanët dhe Berisha ishte vendimtar me disa pritje. Në fundin e takimit ai u ndëshkua me karton të verdhë për vonesë në lojë.

Berat Gjimshiti – Gjimshiti luajti titullar në fitoren e thellë 7-1 që Atalanta shënoi në shtëpi. Bergamaskët shkatërruan Udinezen, ndërsa mbrojtësi do të ndëshkohej edhe me karton të verdhe. Ai u zëvendësuar gjatë ndeshjes, duke mos dashur të rrezikojë më tej.

Thomas Strakosha – Ishte titullar në fitoren 1-2 që Lacio arriti ndaj Fiorentinës. I sigurt si gjithnjë, Strakosha ishte një plus në repartin difensiv.

Ledian Memushaj – Vlonjati i Pescarës bëri një paraqitje të mirë në fitoren 4-0 ndaj Beneventos. Ai ishte autori i golit të parë në minutën e 46, gol që hapi edhe rrugën ndaj suksesit.

Bundesliga

Klaus Gjasula – Padërborni i tij mori fitoren e parë në elitën e futbollit gjerman. Ekipi i mesfushorit mposhti 2-0 Dusseldorfin, teksa Gjasula kishte edhe shiritin e kapitenit. Ai u ndëshkua me karton të verdhe dhe u zëvendësuar 12 minuta para fërshëllimës finale.

Holandë

Lindon Selahi – Selahi shënoi të premten për Twente në fitoren 4-1 ndaj Emmen, goli i tij i parë në Eredivisie.

Rusi

Odise Roshi – Shqiptari doli nga loja me karton të kuq pasi u ndëshkua me të verdhin e dytë në ’84 teksa Akhmat mori një pikë ndaj Arsenal

Austri

Bekim Balaj – Shkodrani u tregua i saktë nga pika e bardhë teksa Sturm fitoi 0-4 ndaj St Polten goli i pestë për sulmuesin tonë në kampionatin austriak.

Sllovaki

Besir Demiri – Demiri shënoi golin e fitores për Zilina që ishte udhëtuese në Trnava. Si duket kjo javë paska qenë java e legjionarëve mbrojtës.

Kroaci

Indrit Tuci – Djaloshi befasoi këtë fundjavë duke shënuar në fitoren 0-2 që Lokomotiva Zagreb arriti ndaj Istra në kampionatin kroat.


TË NGJASHME