HomePolitikë

Fuqitë evropiane: Irani të respektojë marrëveshjen bërthamore

Vendet evropiane, që janë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin, i bën thirrje Teheranit të tërhiqet nga hapat e fundit për të rritur nivelin e uraniumit të pasuruar.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 9 korrik, Gjermania, Britania, Franca dhe Bashkimi Evropian shprehën “shqetësim të thellë se Irani nuk po përmbush disa nga angazhimet e tij, sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015”.

Irani njoftoi më 8 korrik se kishte pasuruar uraniumin, përtej nivelit të pastërtisë prej 3.67 për qind, të lejuar sipas marrëveshjes, duke kaluar nivelin 4.5 për qind. Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes, gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve “të veprojnë me përgjegjësi drejt uljes së tensioneve të vazhdueshme”.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani ka kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.


TË NGJASHME