HomeLajmi i Fundit

Furnizonin Italinë me kokainë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar

Karabinierët në Itali kanë arritur të shkatërrojnë një grup të strukturuar kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Organizata kriminale, e përbërë kryesisht nga shqiptarë merrëj me importin, trafikimin ndërkombëtar dhe shitjen në sasi të mëdha të kokainës.

Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në provincën e Brescia, Bergamo, Ferrara, , Bolzano, Monza Brianza, Alessandria dhe Varese. Në pak më pak se dy muaj hetim, u bë e mundur arrestimi i 7 personave, ndërsa u sekuestruan 11 kg kokainë, 1 kg marihuanë dhe rreth 50 mijë euro para të gatshme.

Në krye të strukturës gjendeshin dy vëllezër shqiptarë të moshës 27 dhe 25 vjeç, të dy të pa dënuar më parë me banim në Fiesole , nga ku kishin ngritur bazën logjistike dhe qendrën e klasifikimit të ngarkesave të drogës që lëviznin drejt Italisë veriore në Toscana.

Të dy përdorën një korrier italian me banim në provincën e Pistoia, të cilit iu besua detyra të shkonte jashtë vendit për të mbledhur ngarkesat e kokainës si dhe me shpërndarjen e përditshme në provincat italiane.

Për të kryer udhëtimet, korrieri përdori dy makina, të pajisura me funde të dyfishta,të modifikuara, me qëllim fshehjen e lëndës narkotike. Në këtë mënyrë bëhej kalimi dhe shamngia gjatë kontrolleve të policisë.

Por, fundjavën e kaluar, karabinierët në bazë të hetimeve, ndaluan korrierin që po kthehej në Firence.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 10 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në një ndarje që hapej vetëm me një buton të instaluar në pjesën e sipërme të tapicerisë së makinës. Në makinë ndodhej edhe gruaja e 51-vjeçarit, e cila e kishte shoqëruar gjatë udhëtimit.

Në Toskana, u bë i mundur edhe arrestimi i vëllait të dytë shqiptar i cili kishte në përdorim makinën e dytë me të njëjtën ndarje.

Pas konfiskimit të rëndësishëm, Karabinierët e Breno dhe Clusone mbyllën rrethin mbi anëtarët e tjerë të organizatës duke sekuestruar edhe materialet përkatëse. Kokaina e sekuestruar ka një vlerë prej rreth 800 mijë euro.

Hetimet nisën pas sekuestrimit të 500 gramë kokainë qershorin e kaluar 2019. Me atë rast u arrestuan dy të dashur shqiptarë dhe një zejtar vendas italian.