HomePolitikë

Fushata Kosovë/ Albin Kurti: Ne nuk i kemi asgjë borxh Serbisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili synon të udhëheq qeverinë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka thënë në Gjakove se një prej përgjegjësive dhe prioriteteve të tij pas 6 tetorit është rritja e numrit të prokurorëve, ndwrsa u zotua se qeveria e tij do t’i shpallë luftë varfërisë.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër tha Kosova nuk i ka borxh Serbisë, por kjo e fundit i ka Kosovës.

“Ne nuk i kemi asgjë borxh Serbisë, por ajo na ka borxh neve. Më së paku duke të rikujtoj plagët e hapura, por një ndër përgjegjësitë e prioritetet kryesore të mijat si kryeministër, do të jetë qe të shërojmë ketë plagë të hapur për të gjithë shoqërinë. Duhet të shtohet numri i prokurorëve special që merren me krimet e luftës dhe përkrahje profesionale dhe financiare për ta.

Është krim mbi krimin mungesa e drejtësisë për krimin, mungesa e dënimit të kriminelëve serb dhe shdëntimi i viktimave nga Gjakova e nga Kosova”, tha ai.

Duke folur për Gjakovën dhe nevojën për zhvillim, tha se Vetëvendosje do të zgjerojë rrugën ekzistuese, duke e hapur rrugën e duke lidhur qytetin e fshatrat dhe duke iu dhënë krahë bizneseve.

Ka ardhur dita të heqim të paditurit nga qeveria, e të kthejmë diturinë në shkolla të rishikojmë tekstet shkollore dhe të avancojmë arsimin parauniversitar. Të reformojmë shkollat profesionale, e të zvogëlojmë hendekun mes dijës së fituar dhe kërkesave të tregut. Duam edukim cilësor për të gjithë pa marrë parasysh sa para kanë njerëzit e nga vinë ata, erdhi dita për dije dhe shkencë”, tha ai.

Nga Gjakova, Kurti premtoi se zonën ekonomike do ta bëjnë funksionale, siç tha ai nuk do ta lënë për zhvatje për zhvatje. Ai tha se ta bëjnë realitet aeroportin e Gjakovës.

Kurti foli edhe për artin, ku tha se do të ketë buxhet të qëndrueshëm, dhe se teatri i qytetit do ta ketë të garantuar buxhetin e edhe fonde shtesë për projekte.

Nga Gjakova, Kurti foli edhe për mërgatën, ku tha se ka ardhur dita të largohet korrupsioni e ta kthehet mërgata për të investuar e punuar në atdhe.
E kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila e cila në këto zgjedhje garon në listë me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se Vetëvendosje është e vetmja lëvizje politike në Kosovë, e cila i jep orientim të ri vendit.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti politike e cila i jep Kosovës frymën që po e kërkon tash e sa vjet.

“Sonte Gjakova i tregon krejt Kosovës se fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit është Lëvizja Vetëvendosje. Më 4 tetor këtë mesazh do ta marrë prej Prishtinës krejt Kosova edhe njëherë, e më 6 tetor e gjithë bota për fitoren e madhe të Kosovës. Gjakova jonë përjetoi rritje dhe rënie. Përjetoi shkëlqim dhe zbehje, vuajtje dhe krenari, sakrificën për liri shpresë dhe zhgënjimin, sot pjesë e zhgënjimit të Gjakovës janë ata që qeverisin në Gjakovë”, tha ajo. /Kosova Press


TË NGJASHME