HomeSport

Fushatë për donacione pas tërmetit në Shqipëri, presidenti Duka takohet…

Nismën për të mbledhur sa më shumë donacione për situatën në Shqipëri pas tërmetit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka çuar deri në ceremoninë e Bukureshtit në Rumani, që u mbajt për hedhjen e shortit të grupeve të Europianit.

Siç shkruan faqja e FSHF-së, presidenti Duka ka biseduar nga afër me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

POSTIMI I FSHF

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.
Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.


TË NGJASHME