HomeShowbiz

Fustanet më të shtrenjta të dasmave të të gjitha kohërave

Nga fustanet e veshura nga ikona si Kim Kardashian dhe Chiara Ferragni deri tek disa nga pamjet më ekstravagante të dasmave në histori – këto janë veshjet më të shtrenjta të dasmave që janë veshur ndonjëherë nga të famshëm:

1-Fustan i Victoria Swarovski – 1 Milion dollarë

Këngëtarja dhe trashëgimtarja australiane Victoria Swarovski merr kupen për veshjen më të shtrenjtë të dasmave të të gjitha kohërave. Fustani i saj u zbukurua me 500,000 kristale, duke kushtuar rreth 1 milion dollarë. Na falni nese na bie nofulla nderkohe qe e shofim.

2-Givenchy e Kim Kardashian – 500,000 dollarë

A do të prisnit dicka më pak se një fustan prej $ 500,000 Givenchy nga zonja Kardashian West? Veshja bëri histori, ashtu si dasma e tyre.

3-Alexander-McQueen e Kate Middleton – 434,000 dollarë

Për Dasmën Mbretërore qe do te mbahet mend gjate, fustani i Middleton vjen për një çmim prej 434,000 $ nga Alexander McQueen. Shumë elegant, ashtu si vete Kate.

4-Oscar de la Renta e Amal Clooney – 380,000 dollarë

Amal dukej mahnitëse në një fustan të bërë me porosi nga Alexander McQueen prej 380,000 dollarë. Për të mos harruar se veshja ishte vetëm një pjesë e vogël e buxhetit të dasmës prej 4,6 milion dollarësh të çiftit.

5-Maria Grazia Chiuri e Chiara Ferragni – 300,000 dollarë

Dasma e Chiara Ferragni ishte dasma mbretërore e influencer-ave që raportoi një audiencës mediatike prej 67 milion. Nusja theu të gjitha pritshmerite kur u shfaq e veshur me një fustan me vlere $ 300,000.

6-Valentino i Mariah Carey’s – 250,000 dollarë

Megjithëse Carey dhe James Packer nuk arriten kurre te ecnin drejt altarit, thuhet se këngëtarja e perdori fustanin e saj Valentino pre 250,000 dollarë në një video muzikore.

7- Marie-Chantal Miller – 225,000 dollarë

Princesha e Kurorës e Greqisë veshi një fustan nuserie mahnites nga Valentino, i gjithi i mbulluar nga perla. Fustani mori një ekip prej 25 personash për tu kompletuar dhe vlen rreth 225,000 dollarë.

8-Petra Ecclestone me Vera Wang – 140,000 dollarë

Vajza e miliarderit të Formula One Bernie Ecclestone, Petra, shokoi të gjithë me një fustan nga Vera Wang prej 140,000 dollarësh në dasmen e saj prej 20 milion dollarësh. Një event vertet i shtrenjtë.

9-Catherine Zeta-Jones me Christian Lacroix – 140,000 dollarë

Catherine Zeta-Jones i tha “Po” partnerit te saj, Michael Douglas, e veshur me një fustan Christian Lacroix prej 140,000 dollarësh. Ata ende jane një nga çiftet më ikonikë të Hollivudit dhe dasma e tyre ishte një për të mos u harruar nga askush.

10-Giessattista Valli Haute Couture e Xhesika Biel-it – 100,000 dollarë

Dasma italiane e endrrave së Jessica Biel dhe Justin Timberlake ishte një tjetër ngjarje ikonike. Biel zgjodhi një fustan të zbehtë-rozë Giambattista Valli Haute Couture me vlerë 100,000 dollarë, të cilën e veshi ndersa ecte drejt altarit ku Justin Timberlake e priste.


TË NGJASHME