HomeLifestyle

Fustani xhins, tendenca e sezoni: Kombinimet perfekte

Fustanet e xhinsit janë kthyer në trend këtë sezon dhe mënyrat për t’i veshur ato janë të shumta.

Ja disa prej kombinimeve më interesante të fustanit të xhinsit gjatë vjeshtës, në mënyrë që veshja juaj të jetë joshëse dhe elegante.

1. Fustan xhins i kombinuar me xhaketën e leopardit

Leopardi është printi i sezonit dhe kjo gjë tashmë është e dukshme, por ajo që na befason është fakti që ky print përshtatet kaq bukur me xhinsin si material.

2. Fustan xhins i kombinuar me bluzë me vija 

Fustani prej xhinsi në formën e paliçetit e veshur mme bluzë me vija është një tjetër kombinim.  Sigurisht që kjo bluzë duket shumë bukur edhe me një palë pantallona xhins, por kombinimi me fustanin e çon veshjen tuaj në një tjetër nivel.

3. Fustan xhins i kombinuar me xhaketë të shkurtër e me çizme 

Fustani i xhinsit mund të jetë gjithashtu neutral e të duket po aq bukur, njëngjyrësh, që shkon me gjithçka. Por pse të mos guxoni me diçka më të theksuar që bie në sy?

4. Fustan xhins i kombinuar me çizme mbi gju

Fustanet e xhinsit nuk janë vetëm për veshjet e ditës, një kombinim mbrëmjeje do të ishte elegancë e menduar në këtë mënyrë.

5. Fustan xhins i kombinuar me xhaketë xhins 

Xhinsi në xhins është gjithmonë një zgjedhje e mirë, gjithashtu rripi në bel është zgjedhja ideale për dy arsye: jep idenë e belit të hollë dhe, jep një prekje një ekstra pamje xhinsesh.


TË NGJASHME