HomeSport

Futbolli ka gjetur një pasardhës të Beckham dhe Ronaldo, por fansat duhet të presin… dy dekada (Video)

Botërori i futbollit do të ketë një protagonist më shumë në të ardhmen… por jo para vitit 2042, me shumë gjasa.

Kjo sepse vogëlushi Ted Brown, që po habit të gjithë rrjetet sociale me një teknikë dhe aftësi  kur godet topin që do ta kishin zili edhe shumë profesionistë, është vetëm 2 vjeç.

Një video e xhiruar nga mamaja e tij 28-vjeçare Daisy tregon Tedin duke gjuajtur një top në drejtim të lavatriçes, duke e futur atë brenda, ndërsa në një tjetër moment ai shënon nga korridori tek koshi i basketbollit.

Komentet vërshuan pafund, dhe Daisy tregon se i biri tashmë këto aftësi i ka të përditshme.

“Kemi shpenzuar shumë para në lodra, por është e kotë sepse ai mendon vetëm për topin”, thotë e ëma, që shton se normalisht do të dëshironin shumë që dikur Tedi i vogël të kishte mundësinë për të firmosur një kontratë si profesionist, sepse “ai ka lindur për atë punë”.


TË NGJASHME