HomeShowbiz

Futbollisti me famë botërore pëlqen këtë këngë të Taynës!

Tayna është kthyer në reperen më të suksesshme me hitet e saj si “Columbiana”, “Shqipe”,“Pow pow” dhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale.

Tanimë fama e Taynës po kalon edhe jashtë kufijve dhe futbollisti i famshëm i BorussiaDortmund, Mahmoud Dahoud duket se është fiksuar me këngën “Pow pow” të reperes shqiptare.

Ai ka publikuar në Instastory një video të realizuar gjatë pushimeve dhe në sfond dëgjohet “Pow Pow”. Dahoud i ka bërë tag Taynës dhe ajo e ka ripostuar duke e falenderuar futbollistin.

Nderkohë, projekti i fundit muzikor në bashkëpunim me Ledri Vulën “Aje” ,numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin Youtube.

https://youtu.be/m9PorA1EV0w


TË NGJASHME