HomeShowbiz

Future kalon Elvis Presley për numrin më të madh të këngëve në Hot 100

Future ka kaluar rekordin e Elvis Presley. Reperi i albumit “High Off Life” është duke i mbledhur numrat dhe 12 këngë në listën Hot 100. Kjo sasi hyrjesh ka bërë që ai të kalojë Elvis Presley dhe Nicki Minaj në listën e të gjitha kohërave.

Mbreti Elvis Presley dhe Mbretëresha Nicki Minaj u barazuan me 109 hyrje para se Future ta shtynte rezultatin e tij në 110 hyrje në listë. Ai tani është i katërti në listën pas Drake, dhe Lil Wayne që kanë 222 dhe 163 hyrje, përkatësisht.

“7 albume numër 1 dhe ata më përmendin mua me ELVIS PRESLEY,” tha Future në një postim në Twitter. “Mirënjohës dhe përtej falënderimit.”

Albumi i ri nga Future tashmë ka marrë çertifikimin GOLD dhe kënga “Life is good”, ku merr pjesë edhe Drake, ka marrë katër herë çmimin platin.

View this post on Instagram

HIGH OFF LIFE

A post shared by Future PLUTO Hendrix (@future) on

G.T/GotaNews


TË NGJASHME