HomeShowbiz

“Future Nostalgia” i Dua Lipa më i dëgjuari në Spotify

Dua Lipa duket se nuk do ndalet me sukseset e saj përgjatë kësaj kohe.
Edhe pse në mes të një pandemie Dua solli albumin e dytë “Future Nostalgia”, i cili po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas një viti.

I njëjti projekt u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka thyer çdo rekord botëror. Së fundmi ka shënuar një tjetër sukses këtë e ka dëshmuar faqja ‘dlipanews’ që njëherësh shfaq të rejat e 25 vjeçares në jetë e karrierë.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është tashmë albumi më i transmetuar i lansuar në 2020 në platformën Spotify me 4.7 miliardë transmetime. Renditet si albumi i 23-të më i transmetuar në histori në Spotify”, thuhet në njoftim.

Këtë e ka ndarë me ndjekësit edhe vetë këngëtarja duke treguar se është shumë e lumtur për arritjen.


TË NGJASHME